SHËNIM I DOMOSDORSHËM
Në qytetin tim ka miza, ka lypsa, ka dashnorë
Ka gra të bukura që i nuhasin hamshorët
Ka tregtarë impotentë që vrapojnë pas vajzave
Ka kurva që flenë ditën, natën i bëjnë llogaritë
Ka politikanë që flenë të dielave në motele buzë
rruge
Ka poetë që u thurin vargje qenve të mbetur pas
një pallati
Ka gazetarë që nuhatin sperma të mbetura
bordeleve ilegale
Ka redaksi televizive që qeshen me ata
Që e humbin kohën duke i shikuar telenovelat
amerikolatine…
Po çfarë nuk ka në qytetin tim
Ka minj të ngordhur nëpër arkivat e vjetra
Që askush nuk i shikon nga frikë e emrit të vet
Ka administratorë që qeshen me ata
që kërkojnë certifikatë kurorëzimi
Ka shefa që i urdhërojnë sekretareshat
çdo ditë t’i shkurtojnë fustanet nga pesë
centimetra
Ka votues që i mbyllin sytë dhe votojnë X-sin për
inat timin
Ka budallenj që harxhojnë duke i qerasur
komunarët e dehur
e fëmijët e tyre kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e
qytetit
Ka, po çfarë nuk ka në qytetin tim
ku jeta nis e mbaron me rimë
(Nga libri satirik “Kreshnikët e Boksh Barutit” botoi SHB “Beqir Musliu”, Gjilan, 2023)

