Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-Ku është Kolosi?...

Zymer Mehani-Ku është Kolosi?…

Ku është Kolosi?…

Në agun e parë
Pusi ujqish
Bënë mynxyrën
Kryen detyrën
E unë një gur
Zemrës ia vura
Se hasmi
Hakmarrje gatiti
Në vëllanë tim
Po vallë
As më thuani
Si do të durojmë
A e kafshoi gjarpri
Përdhe a e struku
Vallë ç’i bënë trimit
Hiena dhe ujku
Dita ishte e zezë
Me këta të pabesë
Bajonetat
U ndriçojnë
Zgërdhishëm
Sa të pështirë janë
T’lemerishëm
Por vëllai ynë
Ishte më i fuqishëm
E mua përmbi sy
Mjegulla më ra
Për profesor Ukshinin-
Tonin vëlla
Në zemrën time
Prore kam vuajtje
Për fatin tënd
Profesor
Po presim me druajtje
E për një çast
Një mendim më shkrepi
Një mendim hyjnor:
-Jo, nuk mposhtet
As thyhet
Yni Profesor

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT