Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritEdna Kapurani-Zemra më ndali!!!

Edna Kapurani-Zemra më ndali!!!

Zemra më ndali!!!

U shkëmbyem dje në mbrëmje..
në rrugën tonë të preferuar..
me një tjetër ishe në krahë..
me hijen time unë përqafuar!!


Vetëm shikime ne ndërruam..
asnjë fjalë s’doli nga goja..
sa mirë ishin fshehur..
po të ma thoshin,s’do ta besoja!!


Për një çast zemra më ndali..
ethet trupin ma mbuluan..
sa duroka dhe i gjalli..
për ato që ikën,shkuan!!


Vazhduam rrugën përsëri..
ti me një tjetër dashuri..
unë me ëndrra të thërrmuara..
që mbetën pas kur ike ti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT