-EDHE NATA LOTON MALL-
Në heshtje, qajnë mendimet nëpër natë,
Përhumben vështrimet në kthinat e hênës,
Teksa një melodi nis të fishkëllej ngadalë,
Imazhi yt buzëqesh nga xhepat e zemrës.
Ti je larg, harruar në vetminë tënde,
E mua më vret çdo sekondë e kësaj nate,
Zëri i ëmbël më ndjell thellë në kujtime,
Në poret e shpirtit vallëzon një prekje.
Përtej kohës, a mundesh dot të më harrosh,
A harrohet në heshtje gjysmëshpirti vallë?!
Për ty, endur në dhimbje, hënën pyes,
Nëpër tinguj, edhe nata loton mall…
