Saturday, June 28, 2025
BallinaSportBallkani do të përballet me Ludogorets në Ligën e Kampionëve

Ballkani do të përballet me Ludogorets në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka mësuar sot kundërshtarin për kualifikim në Champions League. Gjiganti bullgar, është rivali i skuadrës suharekase.

Ludogorets llogaritet si njëri nga rivalët më të vështirë të mundshëm për Ballkanin.

Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto 12 vjetët e fundit, duke u shpallur kampion çdo sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me 12 tituj të fituar. Nga ana tjetër 3 herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.

Skuadra bullgare ka qenë rregullisht viteve të fundit pjesë e garave evropiane, ndërsa në një edicion ishte në grup edhe me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Sezonin e kaluar, Ludogorets luajti në grupet e Europa League, derisa pas aventurës aty, u eliminua nga Anderlecht në UECL

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT