PSG PËRGATIT OFERTË PREJ 200 MILIONË EUROSH PËR ARDA GÜLER 🇹🇷
Raportohet se PSG është gati t’i ofrojë Real Madridit 200 milionë euro për Arda Güler-in.
21-vjeçari është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e José Mourinho-s, pas një faze të plotë përgatitore, që erdhi pas eliminimit të hershëm të Turqisë në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.
Sipas raportimeve, Güler e ka refuzuar ofertën e Madridit për rinovimin e kontratës, e cila parashikonte një pagë prej 8 milionë eurosh në vit, ndërsa PSG është e gatshme t’i ofrojë atij rreth 22 milionë euro në vit.
Nuk ka ende konfirmime për negociata zyrtare.
Burimi: Ajansspor përmes Bernabeu Digital
