Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-NJERËZ TË VEÇANTË

Imer Hysa-NJERËZ TË VEÇANTË

NJERËZ TË VEÇANTË

Kam parë njerëz që qeshin
Por në fakt zgërdhihen,
Siç kam parë njerëz që lehin
Servilë që të tjerëve u lëpihen.


Kam parë që qimen shohin te tjetri
Te vehtja nuk shohin as traun,
Ziliqarë kam parë, që pula e tjetrit
I’u duket më e madhe se kau.


Kam parë që vënë gurë nën rrota
Kë të mundën të pengojnë,
Siç kam parë njerëz lugetër
Që urrejnë e kurrë nuk dashurojnë.


Njerëz vampirë kam parë
Që kurrë s’u ngopën me gjak,
Siç kam parë njerëz të marrë
që mbahen njëzet e katër karat.


Njerëz pijanecë kam parë,
Siç kam parë njerëz skifterë,
Që flasin me fjalë të mëdha
Që s’dijnë ç’kuptim ka fjala vlerë.


Nga të gjithë këta kam parë
Të bëjnë në jetë dhe karriere,
Jetojmë në një botë të marrë
Mbase njerëzisht të mjerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT