Saturday, February 28, 2026
BallinaVitrina e libritArmela Drapi-"A më dëgjon?"

Armela Drapi-“A më dëgjon?”

“A më dëgjon?”

Ej a më dëgjon
Po të pres,
Përdore të më marrësh,
E të ikim diku larg.

Të shkojmë atje,
Ku askush mos të përgjojë,
Të jemi vetëm ne,
Se shumë gjëra kam për të të thënë.

A më dëgjon
Sa herë të thërras,
Se për ty kam çdo ditë mall,
Më mungon të t’shoh sytë,
Tek të cilët kam gjetur frymë.

Dashuri a më dëgjon,
Ku je fshehur,
Kam kohë që po të kërkoj…

Pse nuk më përgjigjesh
Kush po të mban atje,
Atje ku, nga unë të largojnë.

Mos i dëgjo se çfarë thonë
Se prej meje askush dot s’të merr.
Më premto që do bëhesh më i fortë,
Zoti shumë shpejt gjërat do i rregullojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT