Saturday, February 28, 2026
BallinaSportZekirija Ramadani zyrtarizohet te klubi nga Arabia Saudite

Zekirija Ramadani zyrtarizohet te klubi nga Arabia Saudite

Trajneri shqiptar Zekirija Ramadani është zyrtarizuar nga klubi i Arabisë Saudite, Ohod Club. Ekipi i cili bën pjesë në Kategorinë e Dytë të Arabisë Saudite nëpërmjet një njoftimi në “Twitter” ka konfirmuar marrëveshjen me Ramadanin.

“Klubi njofton se ka lidhur kontratë me maqedonasin Ramadani, që do ta drejtojë ekipin e parë”, ka njoftuar Ohod në faqen në Twitter.

Trajneri nga Shkupi në Superligën e Kosovës ka fituar tituj kampioni me Trepçën ‘89, Feronikelin e Prishtinën. Po ashtu ka fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën me Feronikelin, dhe Superkupën me Trepçën ‘89.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT