TANI E DIMË SE KUSH JE
-Atyre që na zhgënjejnë çdo ditë-
Tash të njohin të gjithë
Kur flet e jep përgjigje
Të kuptojmë dinakrinë
Se s’jemi dele grigje!
Të çmova më tepër se e meriton
Tani më zhgënjeve dhe më iriton
Sa më larg nga ne të lutem
Sepse në labirinthet e tua nuk futem.
Tani po sa të hapësh gojen
E di se çka ke për të thënë
Gënjeshta, trillime e mashtrime
Çdo ditë na servon për të ngrënë.
Tani të të them që ta keshë të kjartë
Nuk shitet më fjala jote e zjarrt
Ngopur e tejngopur jemi
Se mendjen ende të këthjellët e kemi!
