Harry Kane ka shprehur ambicien e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun, duke thënë se skuadra bavareze ka cilësinë dhe potencialin e nevojshëm për t’u rikthyer në majën e futbollit evropian.
Sulmuesi anglez e ka cilësuar këtë garë si një prej objektivave kryesore të tij dhe të ekipit, duke shprehur besim në përbërjen aktuale të Bayernit.
“Liga e Kampionëve është një objektiv i madh për mua dhe për ekipin. Ne kemi një skuadër të fortë, të përbërë nga lojtarë të pabesueshëm”, ka deklaruar Kane në një intervistë për Foot Mercato.
33-vjeçari është ndalur edhe te eliminimi i sezonit të kaluar, kur Bayerni u mposht nga Paris Saint-Germain në gjysmëfinale, me rezultat të përgjithshëm 6-5.
Kane ka pranuar se përballjet me kampionët evropianë ishin shumë të ngushta, por ka theksuar se eliminimi nga një skuadër e nivelit të PSG-së nuk ishte arsye për t’u turpëruar.
Përvoja e fituar nga ato ndeshje, sipas tij, mund ta ndihmojë Bayernin në rrugëtimin drejt trofeut këtë sezon.
Pas disa vitesh pa e fituar Ligën e Kampionëve, gjiganti gjerman synon të rikthehet në fronin e futbollit evropian, ndërsa Kane shpreson që këtë objektiv ta realizojë me fanellën bavareze./rtk/
