Thonë se diku larg Ti ke çelur bukur
dhe rritesh mes kopshteve të rrallë
aty në një kënd po qëndron e strukur
pret dorën e artë të vijë e të të marrë
Aroma e jote kundërmon këndshëm
sytë që të shikojnë mbetën t’kënaqur
po të isha afër do të bërtisja zëshëm
ti ishe e vetmja lule që t’ kam dashur
Për Ty lule shumë ëndrra kam thurur
se do të jesh një ditë në kopshtin tim
të imagjinoj se je Ti,lulja më e bukur
që çele shumë larg…larg atdheut tim
Po pres ditën se Ti do të kthehesh
dhe do jesh pjesë në kopshtin tim
ndoshta…kur një ditë do të çelësh
do jem i lumtur,si zogu në fluturim.
