Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-EPOKË PLISBARDHËSH

Mentor Thaqi-EPOKË PLISBARDHËSH

EPOKË PLISBARDHËSH

Sa të sertë me motin kjénë Plisbardhët e Truallit tém
Edhe mjekrrat e buta si m’nafshi ua kish egërsua stina e kollit
Ecjen n’kâmë tue e ndihmua me njânën dorë
Sa krruten … sa huten … për t´bardhen, jo “futen”


Të tânë t’nji moshe kjénë, t’nji vreznie, kurrahë e t’rrehnes t’motit,
Të tânë me krahun e djathtë nji bërxhik t’lvarun edhe pse lisa t’drejtë t’rritun n’djep,
O barra e krahut, o varra e pahut, pushka që kurrë s´iu hoq e der´ n´shkuemje i n´oq
Data as ditëlémje nuk iu dha kush qysh duhet, krejt me tahmin, kur paten vakt hoxhë e prift
Funi i funit, a nuk marrin nji ditë e datë kur nisen n´pakthim?!
Qatip nuk pat véni e vaktet e lémjes ua caktuen mas lemjes
T’njàjta edhe dasma martesash … sa n’Sh’Miter, n’Shën Gjergj, n´vakt nèje
O para t’ djergave, o mas t’korrneve, s’paten vakte tjera as për nrrim jete
Nxanë e stërnxanë … kjènë hon e don


Brengë brengash Plisin
Mos t’nxihet, mos t’iu bjen n’vén pa vén … nuk luhet me të
Shoq rrite e burrnimi, shoqi nuk lihet, me të jetësohet afria
A nuk e majti edhe Noa i Pellazgisë t’hershme
Po a nuk u panë me të Hylli, Zeusi … Akili …, Pirro
Edhe n’gurëvârresh u gdhenden
Nuk shkohet askund pa Plis, jo pasha kjénësinë e tyne
E vulosen n’ Odeon … n’Tomorr, n’Dodonë, n’Ulpianë, Uskup e Risân
Krejt si n’Bylys, n’Naisus, n’Lis … bardhësi nër Plis
E tevona, sa sezona e sa zezona … po Epoka, e jona
Od e Kod, Kanun si Sinod … Plis për Lis e Lis për Fis, pa të dy nuk pat Shqypni
E pleqni as bâhet, as mbahet e as kjahet pa bardhësi n´kry


Epokë e tyne kjè,
Epokë e Plisbardhëve … po de
Sa herë që rrallohen, ikin … vârfnohem´… ka ´i dritë e fikin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT