Shkuarja e Lionel Messit në MLS po ekzalton tifozët amerikanë, duke pritur me ankth që ta shohin atë në fushë. Argjentinasi, i cili sapo ka mbushur 36 vjeç, do të luajë për Inter Miami pas përfundimit të eksperiencës me PSG-në dhe pritshmëritë janë në rritje për debutimin e tij në Amerikë.
Dikush, megjithatë, nuk mundi të priste dhe u bë protagonist i një budallallëku, që u bë “viral” në rrjetet sociale. Në fakt, imazhi i një tifozi që vendosi të udhëtonte 2000 km për të parë ndeshjen mes Philadelphia Unión dhe Inter Miami, me dëshirën për të shikuar Messin në fushë, është bërë “virale” në rrjetet sociale.

Sa keq që transferimi i argjentinasit nuk ka përfunduar (dritarja e transferimeve do të hapet më 5 korrik), me Messin aktualisht me pushime në Argjentinë. Prandaj, tifozi shfaqi një banderolë në stadium me fjalët: “Kam udhëtuar 2000 km për të parë GOAT (më të mirën e të gjitha kohërave) e futbollit”.
Një zhgënjim i hidhur, duke qenë se mungesën e Messit e mori vesh sapo mbërriti në stadium. Më tej, ndeshja përfundoi me një humbje të ashpër 4-1 të ekipit të David Beckham.
