Ndryshimi i motit brenda minutash ka shkaktuar menjëherë dëme në kryeqytet.
Në lagjen “Bregu i Diellit” kulmi nga një ndërtesë ka rënë poshtë duke i dëmtuar edhe disa vetura të parkuara aty.
KOHA ka publikuar pamjet nga incidenti.
Ndërkohë, Prishtina është mbuluar nga re të zeza të cilat kanë sjellë erëra të forta.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.


