38-vjeçarja, Marjola Myrtollari që rreth 1 muaj më parë u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në QSUT. Prej datës 4 Qershor, kur u regjistrua ngjarja ajo ndodhej nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha, por për shkak të plagëve të shumta në trup, 38-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.
Marjola Myrtollari u godit me thikë disa herë nga bashkëshorti i saj, Aleko i cili tashmë është arrestuar nga policia. Shkak i sulmit të paprecedentë u bë xhelozia. Motiv ky që u pohua dhe nga vetë autori në momentin e vetdorëzimit në polici, 2 ditë pas ngjarjes së rëndë.
Mbrëmjen e 4 Qershorit, Aleko Myrtollari nxori fëmijët nga shtëpia në orën 22:00 dhe u grind me të shoqen Manjolen, të cilën e goditi 5-6 herë me thikë në trup. Vajza e madhe e çiftit, 16-vjeçe pasi dëgjoi ulërimat e nënës njoftoi policinë dhe ambulancën.
Për fqinjët e familjes Myrtollari, Aleko njihej si një person që konsumonte alkool dhe se shpesh herë kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
