Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritMargarita Nikolli Bardhi-POEZISË

Margarita Nikolli Bardhi-POEZISË

POEZISË

Luginës së poezisë, vargu penëartë,
zbret nëpër degë – rimash lozonjare,
trungu i saj, ndizet , digjet flakë,
fjalëzat degëholla, varur si ujëvare.

Tokën shkërmoq, si bukën e thekur
e rrënjët gudulis, nxjerr në dritë,
shpërndaj nëpër syth, muzën e etur,
zemër edhe shpirtë marrin poezitë.

Kështu, poezia merr dritë e jetë,
frutat e saj gjithë botën ushqejnë,
metaforë, krahasim apo epitet,
si farë e sinapit ato shëmbëllejnë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT