Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritPranvera Gjoni-PENG...

Pranvera Gjoni-PENG…

PENG…

E kam lidhë natën n’mue,
e se lâ të flejë
derisa qielli t’ndezi agimin…


Âsht’ mëkat
ta përkundsh terrin,
djepit të dritës…


…ku sytë fërkojnë
yjet e andrrave
të mbetuna peng…


Gjinjëve t’kërcyem t’ hanës,
shuhen etjet e etheve
nyjosuna periferive mitike.


E kam burgos natën
në sytë e pafjetun,
të së sotmes në dje…


E heshtja e saj, grimcon vetveten!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT