Korrik..
Ç’e egër ngjan kjo vapē rreth nesh
S’tē le tē bēsh në rrugē një hap
Nē drekē u vra nga një rrebesh
Nē mesditē u ngut , të ngjallej prapë
Tē gjithë prej saj vrapojnē tē fshihen.
Me sy drejt ujit dhe valēve blu
Nëse do kishin këmbē dhe pemēt
S’do rrinin as ato këtu
I heshtur qielli sipër meje
Ky park pa zera dhe fēmijē
Diku fanitet nje bisht reje
Por kjo s’do tē thote , tē ketē mē shi
Nē vend të tij njē diell dragua
Ca flakë pa ngjyrē na hedh mbi flokë
Dhe sot kjo ditē do më dalē nga hundët
S’do shihem dot me asnjē shok
S’iu mbaj mëri ,dhe s’iu mërzitem
Këto kohē asnjē nuk bēj me faj
Me tē ftohtin bēn dhe kompromise
Por me kētē vapē nuk ēshtē kollaj
Pas pak dhe unē do t’ia mbath vrapit
T’a flak nē det kētē vapē -bezdi
Ndonëse atje ēshtē rrugē e gjatë
Dhe kam shumē frikē, se mund tē shkri
