Monday, February 23, 2026
BallinaLajmeMot pak më i freskët: Këto temperatura do të mbizotërojnë nesër në...

Mot pak më i freskët: Këto temperatura do të mbizotërojnë nesër në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se moti gjatë ditës së nesërme do të jetë me diell por më i freskët, shkruan Gazeta Metro.

Në njoftimin e IHMK’së, thuhet edhe se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë celsius.

Të shtunen do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Të dielen mot kryesisht me diell por më i fresket. Pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndersa maksimalet e dites parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit, ndërsa sot dt 21 korrik gjatë natës parashihet erë mesatare dhe lokalisht e fortë.

Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT