Vajzat e showbiz-it i shohim gjithmonë të kurura në detaje dhe imazhi i tyre del perfekt në syrin e publikut. Jo vetëm yjet botërore, por edhe personazhet shqitarë kanë filluar të kujdesen e kurohen nga koka te këmbët dhe shumë mirë bëjnë!
Si shumë personazhe publik, as Bora Zemani nuk u ka shpëtuar akuzave për ndërhyrje estetike. Së fundmi Bora postoi një video ku tregoi metodën që përdor për reduktimin e rrudhave dhe preventivën e shfaqjes së rrudhave të reja në fytyrë, qafë dhe dekolte, mirëpo ndonëse theksoi se ende nuk preferon të bëjë botox, komentet nuk munguan.