Xhudistja Laura Fazliu ka arritur në finale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Fazliu shënoi katër fitore në kategorinë deri në 63 kilogramë, transmeton Klankosova.tv.
Akil Gjakova zuri vendin e shtatë në kategorinë -73 kg, duke shënuar dy fitore, por që më pas u ndalë në çerekfinale dhe repesazh.
Ai fitoi 468 pikë olimpike Paris 2024. Finalja e Fazliut zhvillohet pas orës 17:00.
