Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Kam mall nënë

Rajmonda Qose Shkopi-Kam mall nënë

Pasqyra e mallit ka veç avull,
Frymuar dikur që dot s’u tret,
Malli rritet,rritet e shtohet,
E lotët e dhimbjes zbrazen në det.


Të shtrenjtat kujtime, si melhem
Në sirtaret e kujtesës u strehuan,
Këshillat, porositë, thesar zemre
Me hapat e mi rrugëtuan.


Shtegëtojnë stinët, yjet fiken
Çdo fillim ka dhe një fund
Dhe bari e lulet i çelen pranverës,
Por dimrit vdesin s’duken askund.


Në gjoks dhimbja shtrëngon fort,
Aq sa frymë s’më lë të marr
Më ka tretur ikja jote, nënëzo,
Çdo qelizë të trupit ma ka vrarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT