Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeArrestohet personi që dyshohet se sulmoi me granatë dorë shtëpinë e kryesuesit...

Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi me granatë dorë shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se është arrestuar një person me inicialet F.B, që dyshohet se sulmoi me granatë dore shtëpinë e Kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hysenit.

Ai dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – njofton opinionin se pas një hetimi intensiv të kësaj prokurorie në bashkëpunim me policinë, është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.B., për shkak të veprave penale “Shkaktimi I rrezikut të përgjithshëm” etj.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar me dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës. Ndaj personit të dyshuar brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT