BallinaVitrina e libritNikolle Loka-Deti Jon

Nikolle Loka-Deti Jon

Deti Jon,
shkon e vjen,
po mbushet, po derdhet,
të shtyn përtej
e ndër dallgë
të rrëmben,
po skuqet, po zverdhet…

Deti Jon,
po vlon,
nuk ngrohet,
hapësira nuk ngopet me avull,
përlotet e djeshmja,
e pardjeshmja kthehet në akull.

Pak më thellë,
më pak heshtje,
flitet me të madhe gjithkund.
Ikën paramëngjeset,
pasditet,
pragmbrëmjet.
Mbetet zbrazëti
dhe unë…

Në atë çast
dallgët i kthehen vetvetes,
e po mbyten në ujë,…
ndërsa unë,
dëshmitar i ikjeve,
i bjerrjeve,
i vdekjes,
kujtimet ndër dallgë
po i gjuaj!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT