BallinaVitrina e libritAdri Adriana-Prit një sekondë...

Adri Adriana-Prit një sekondë…

Prit një sekondë dhe iku si tufani,
Kokën se ktheu më pas, si vetë jeta,
Si shi i rrëmbyer në një pranverë të brishtë,
Buzëqeshja ngriu si vet vdekja.

Më prit një sekondë, dhe ajo u kthye në vite,
Do vij si flladi, si era e maleve,
Fjala e thënë në mes nuk pritet,
Do fluturoj si shqiponja në qiellin e halleve.

Më prit një sekondë dhe rruga e saj ishte e gjatë..
Si ëndrat që vonohen të bëhen realitet.
Fjalën kur e jep zbukuroje me shpresë,
Të mbetet një gonxhe mirënjohje në kujtesë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT