Ngritjes së çmimeve në Kosovë sivjet, duket se ia panë hairin më së shumti bankat komerciale.
Nga të dhënat që Klani i mori te Banka Qendrore e Kosovës, del se fitimi i akumuluar i tyre për periudhën janar-korrik 2023, është 96.4 milionë euro.
Kjo shumë është për 13.3 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar
Për profesorin Ujkan Bajra, kjo erdhi edhe si rezultat i rritjes së kamatave në fillim të vitit.
E kolegu i tij Medain Hashani, mendon se ndikim patën kreditë e reja, që u rritën shkaku i inflacionit.
Sipas tij, njëfarë faktori për këtë profit qe edhe ngritja e kuotave për bllokim të parave.
Në rast se ky trend vazhdon, ekonomistët vlerësojnë se ky vit do të përmbyllet me fitime rekorde të bankave në Kosovë.