Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmeE dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës...

E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës në një objekt banesor në qytetin e Ferizajt

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj ku një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në një objekt banesor i cili ishte në ndërtim e sipër, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i riu që dyshohet ta ketë privuar vetën nga jeta, është Kastriot Lipovica.

Siç raporton Policia e Kosovës, 29-vjeçari u gjet në një objekt banesor i cili ishte duke u ndërtuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se ekipet e Policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT