Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-PRES

Qazim Berisha-PRES

PRES

Edhepse hënën
e paskan mbuluar
kuajtë e bardhë
dhe kuaj të zi
unë rri zgjuar
pres ajo të dalë
dhe të ndri
ashtu me naze
si netëve tjera pagjumë


Dal në verandë
me dulbi shikoj yjet
me ritmin e natës
tinzisht yjet vallëzojnë
e unë kthehem brenda
pas disa pikave shiu
kur kumriat rrinë strukur
në blirin pranë ndërtesës.


Qyteza ime
fle në qetësi
ndërsa unë pres
hëna të dal
në theatrin blu
deri atëherë
kur auora zbardhë
mëngjesi i freskisë
të jetë i mbarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT