Tuesday, December 23, 2025
BallinaSportEuro 2024, Kosova sot zhvillon ndeshjen jetike ndaj Rumanisë

Euro 2024, Kosova sot zhvillon ndeshjen jetike ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës sot synon fitoren ndaj Kombëtares së Rumanisë që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Arena Nationala”, në Rumani.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë francezi, Willy Delajod, ndërsa asistentët e tij do të jenë Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne .

Ndërsa  gjyqtar i katërt në ndeshje do të jetë Thomas Leonard.

Aktualisht Kosova renditet në vendin e pestë me katër pikë në grupin I, kurse Rumunia gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT