Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Taka-KJO VAJZE E KAMPEVE…

Hamit Taka-KJO VAJZE E KAMPEVE…

KJO VAJZE E KAMPEVE…

Kjo vajzë e kampeve të internimit,
Nga ngrica e barakave e ardhur,
Ku acari dhe erërat ulërinin,
Në bank’ u ul si feniks i ringjallur;


Nga dhimbjet për të mjerët e shumtë,
Për plagët që kish marrë ajo në jetë,
Nga përbuzja për mëshirën e butë
Tani veç rrahje zemre do të ketë;


Një ikje nga e Keqja imagjinonte
Me një klithmë që buçiste në shpirt
E një udhëtim drejt së mirës kërkonte
Pa bërë kurrë me përunjen më flirt…


Për ëndërrat e saj të palargueshme,
Për sallonin e buzëqeshjes dhe pajë,
Për dashurinë, lirinë e adhurueshme
Po krijonte ajo Hirushen e saj.


Dhe më shikon sot pa droje në sy
E pastër, e dlirë – dje me fatin e shuar,
Pa këpucën e artë, pa ëndërra në gji…
Ngjitet lart… yllin e saj duke kërkuar…

Sa shpejt matematikën e përvetësoi,
Por më rrëmbeu nga duart dhe poezinë
Dhe librin e parë sa herët e botoi
Me emrin tim mbi kopertinë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT