Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritSheqere Sina -Kthimi i burrit emigrant.

Sheqere Sina -Kthimi i burrit emigrant.

Kthimi i burrit emigrant.

Ti mos shiko ashtu me bisht të syrit,
te, fëmijët përkëdhel e llaston.
Pak më tej, lis i plakur, hija e burrit,
që me kokën mes duarsh mendon.


Ti s’mund të jesh kurrë një grua e bukur!
S’je asnjëherë as nënë e mirë!
Tek e le burrin, ashtu, të përhumbur,
dhe ia përze nga vetvetja çdo fëmijë.


Ai sa ka ardhur, i lodhur nga kurbeti.
(Fëmijët e tu e quajnë emigrim).
Ngjyra e flokëve, rinia, larg i mbeti,
dhe iu dogj shpirti për pak prindërim.

Ti s’mund të jesh kurrë grua e bukur,
edhe pse në jetë s’të mungoi asgjë.
i miri i dikurshëm, tani hesht i strukur,
si kandil i vjetër, që dritë nuk bën më.


Edhe nënë e mirë, s’mund të quhesh kurrë,
se kurrë fëmijëve, s’iu dhe mall nga yt shoq.
Ai vetveten në kurbet e la si një burrë,
dhe për fëmijët, si zjarr i madh u dogj

.
Nëpër vite pak dashuri t’u kishe mëkuar,
për atë që i strukur në shtëpinë e vet po rri…
Nuk ankohet as në heshtje, asnjëherë s’është ankuar,
Vetëm pret t’i pikojë në shpirt pak dashuri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT