Kur lisi flet me duar
E pemët pëshpërisin
Gjethet duke rënë…
…kërpudhat mbinin!
Pas shiut natën
E ditën zgjaten
Si duar pllakë
Për mëshirë…!
E m’andej shoh
Kohën të zbardh’
Mbi një lëmoshë
Tek një re e bardhë!
Lisi i gjatë, duar zgjat
Shtatin për të treguar
Sipas një peme var’
Mbështjellë me krahë!
Sa folëse dhe e qartë
Kërpudhat janë në mit
Që pas shiut të rënë
Ato mbijnë, e mbi shpinë
!
Rastësisht kuptova
Këtë mister të shiut
Kur në trotuar ndalova
Nga biçikleta zbrita rrëmbimthi!
Ndodh edhe kështu
Që me diell të dalë
E të kthehem qullur
Që të shoh kërpudhat rradhë…
