Një truall i lashtë,
është gjithë ky vend,
këtu shumë trima,
janë bërë legjendë,
S’janë vetëm burrat,
të fortë si trima,
por janë dhe gratë,
si heroina.
Që nga lashtësia,
dhe deri vonë,
nëpër beteja,
kanë bërë jehonë,
Kanë bërë luftë
me mbretëri,
kanë derdh gjakun,
për liri.
Me gjak ky truall,
i gjithë është larë,
sa shumë luftra,
ky vënd ka parë,
Ka lindur burra,
dhe gra ka lindur,
që armiqve,
kurrë s’janë bindur.
Nuk janë shitur,
dhe nuk janë blerë,
se kanë besë,
por kanë dhe nder,
S’mund ta shkelin,
e s’mund ta falin,
e duan atdheun
si shqiponja malin.
Dhe do i tregonte,
të gjithë vendit,
se çfarë ka bërë,
Nora e Kelmendit,
e tregojnë,
si një legjendë,
për atë luftë,
në këtë vend.
Është histori,
që mori dhenë,
në gojë të popullit,
kthehet legjendë,
që kur lindi,
kështu tregonin,
se lindi vajzë,
por djalë e donin.
Prindërit e saj,
qenë shumë besnik,
prandaj e donin
një djalë kreshnik,
një djalë të fortë,
që pranë ta mbanin,
që të luftonte
për vatanin.
Por kët’ vajzë,
se menduan mirë,
dhe se pritën,
me shumë dëshirë,
në jetimore,
i ati e çoi,
por halla e mori
dhe e adaptoi.
E rriti halla,
me dashuri,
si djalë e vishte,
që në vogëli,
e mbajti pranë,
u bë e fortë,
si një djalë azgan,
dhe më të bukur,
se ç’është një zanë.
Por s’kishte ndodhur,
kurrë më parë,
në gjithë Kelmendin,
dhe në Tamarë,
kjo vajzë e bukur,
e bardhë si bora,
legjendë do bëhej,
në Kelmend, Nora.
Dhe kur i jati,
e pa djalë të rritur,
e merr vetë,
për ta stërvitur,
i mëson shpatën,
si të luftoj,
me pushkë mbi kalë,
si të qëlloj.
Pa e ditur,
që ish vajza e tij,
e dinte djalë,
përmbi njëmijë,
Dhe më vonë,
kur e merr vesh,
ishte Nora
kjo sokoleshë.
E deshi shumë,
si të ishte djalë,
se vetë Perëndia,
ja kishte falë,
Ishte e bukur,
sa tjetër s’kish,
prandaj pashait,
mëndja iu prish.
N’pazar të Shkodrës,
me prindërit shkon.
pashai boshnjak,
aty Norën shikon,
dhe u mahnit,
çfarë bukurie,
iu duk,
ëngjëll perëndie,
Gjithë bukurinë,
tek kjo e gjenë,
sa e gjithë Europa,
e quajti Helenë,
Kish sy të zinj,
dhe vetullat hark,
një trimëresh,
porsi Zhan D’ark.
Pashai boshnjak,
më nuk duroi,
sipas zakonit,
njerëzit dërgoi,
Vuçi pashai,
për nuse e donte,
që s’do t’ja jepnin,
nuk e mendont
Por babai i Norës,
lajmin dërgoi,
se s’martonte vajzën,
me njerëz të huaj,
Se ky është ligj,
që n’kanun ka ngel,
dhe asnjë këtë,
s’mundet të shkel,
Por Vuçi pasha,
na u tërbua,
s’më ndalon,
kurrkush dot mua,
Do ta djeg,- thotë:
të gjithë malësinë,
do e marr Norën,
ta bëjë robinë.
Fillim i shekullit,
të shtatëmbëdhjetë,
fisi i Kelmendit,
s’ishte i qetë.
nuk ishin të qetë,
në gjithë malësinë,
se Vuçi pasha,
ka ngritë ushtrinë.
Dhe është nisur,
me tridhjetë mijë,
ta djeg Kelmendin,
dhe gurët do shkrij,
Kështu thoshte,
Boshnjaku pasha,
të gjithë do i vras,
me burra dhe gra.
Ju përgjigjen,
dhe në Kelmend,
nëntëqindë trima,
vëndet kanë zenë,
Nëpër lugina,
dhe në bregore,
me shpata sfurqe,
pushkë e kosore,
Erdhi pashai,
me gjithë ushtrinë,
dhe ngritën çadrat,
nëpër luginë,
Të gjithë Kelmendasit,
në këmbë u ngritën,
në çdo bregore,
u zunë pritën.
Me treqind gra,
Nora sulmon,
dhe prapavijën
ja shkatërron,
Në anën tjetër,
burrat janë,
katër mijë osman,
të vrarë i lanë.
Pastaj pashain,
e ndjek nga pas,
nuk i trembet,
se mund ta vras.
dhe në një vënd,
përpara i del,
duke u ndeshur,
në një duel.
I del pashait
vetë ball për ball,
se asnjë frikë,
nuk mund ta ndal,
është e fortë,
porsi një djalë,
dhe këtë,
pashai se priste,
që Nora me shpatë,
do ta godiste.
Se në shpirt
e kish zëmërimin,
si jehonë,
lëshoi kushtrimin,
që i dëgjua,
lart në mal,
fluturon,
me shpatë në dorë,
përmbi kalë.
Të gjithë osmanët,
ishin tmerruar,
kur shihnim Norën,
duke luftuar,
duke luftuar,
me një pasha,
që i rrëzuar,
tokën kish prekur,
dhe si një thes,
bie i vdekur.
Ja pret kokën,
Pashait me shpat,
dhe përpjetë,
e ngre dorën,
arratinë marrin me vrap,
të gjithë osmanët,
kur shohin Norën,
Kokë e pashait,
ashtu e prerë,
për osmanët,
u bë tmerr.
Nuk po shihnit,
se nga po iknin,
se Kelmendasit,
nga pas po i ndiqnin,
duke marr arratinë,
turma-turma,
pa një pasha,
me tmerr mbyllen,
brënda n’kala.
Kjo fitore në Kelmend,
e bëri Norën,
si një legjendë,
por në Europë,
gazetat shkruanin,
dhe bukurinë,
nuk ja harronin,
Ishte e bukur,
një mbrekulli,
kjo Helenë në Arbëri.

