Mos Qajë Dashuri.
Të du e dashur ,dhe pse je larguar,
zemrës ténde s’më mbajte dot,
ti zemrës t’ime përherë ke qëndruar,
i lumtur me ty , në një tjetër boté.
Sa shpejtë harrove ,e dashura ime,
dashuria për ty ish ndjenjë, emocion,
si rreze dielli kur zbardhë nder agime,
aroma jote ,bahçet mi kujton.
Takime çasti qé zgjateshin pa fund,
ditët ikën shpejtë,fluturuan si reté,
takoheshim mbrémjeve nëpër katund,
nuk mund të qëndroj,pa ty né kété jeté.
Ngjitur i afroheshim, njeri tjetrit,
duart e buta ,kurr s’ia léshova,
ish dashuri e parë se mbaja veten,
pranverën mé të bukur qé dashurova.
Çdo dité mendova,të jem prané teje,
një énderr që shpirtit e ruaja fshehur,
ish gjaku im që ziente ndër deje,
ish zemra qé ngrihej e ulej pa reshtur.
Sa i dhéne isha ,sa shumë e desha,
kurr nuk kërkova ,tjetër dashuri,
dhe pse i humbur,fajtor ndjehesha,
ndoshta një ditë do shihemi përsëri.
Në një tjetër hapsirë ,ika papritur,
rrugëve të Europës ,me vite shtegtova,
vetja mu duk krejt i braktisur,
sa heré t’i kthehem atdheut mendova.
Kur vijë atje,shëtis në bregdeté,
pres ta shoh, diku me pa durim,
si harroj puthjet mbi ballin e nxehtë,
e kur largohej,si dielli në perëndim.
