Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MUMJE

Valbona Kolaveri-MUMJE

MUMJE

Mumje,
Masiv idesh ,

Lartësuar kala rëre
Nga një hiç

Dije,se
Veç hijen
Të njeriut e ke

Endesh fije,e fije
Që këpusin shpirt

Mes imazhes
që shkërmoqen,
Mirazhesh

Dhe,
Shpërndan me erën
Ftohtësinë e vdekjes,
Së ngadaltë,
që të kaplon si smundë

Veç ti,
Mbi të tjerë
Unin mbretëron

Mumje,
Ti ,
Nje shkretëtirë
Pa gjurmë

Mes imagjinatash
Me male matesh

E turfullon ndër zota
Të mbretërosh ndër ta,
Pamundësish

Kameleon
Që ndërron shtatë fashë lēkurë

Hijerëndë
Rrethuar shifrash

Lartësish që bien
Thepash që shpojnë

Që fuqinë e kanë të madhe
Deliresh

Por zemrën,
Të tejmbushur
Fije , kashte

Dhe një imazh
Që koha e stivon
Demonësh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT