Friday, December 27, 2024
BallinaSportFantastike! 13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione e Evropës në shah

Fantastike! 13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione e Evropës në shah

Shahistja Kler Çaku është shpallur kampione e Evropës, duke regjistruar një sukses të madh në shahun shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.

13-vjeçarja ka arritur ta fitojë këtë çmim pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni.

Çaku ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion, ku përballë kishte vajza deri në moshën 14-vjeçare.

Njoftimi nga Federata Shqiptare e Shahut:

SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT