Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritFatjon Bunga-DJEM E ÇIKA

Fatjon Bunga-DJEM E ÇIKA

Lartë valzon o shqiponja e malit
Në çdo anë ku i thojnë Shqipni
Edhe bylbyli ja nis kangës
Tuj knu djemve të rënë për liri


Në shpate e fusha zani shqipes
Gugëllon ambël në trojet veta
Ky vatanë s’duron krajli
Për këtë dhe su dhimbset jeta


Në këmb çohet tanë djelmnia
Bashkë me çika sokolesha
Mbi supë tyre hedhin armët
Veç me mbrojt trojet veta


Dhëmb më dhëmb sju ndanë armikut
Gjëmojnë malet tunden fusha
Lumë si shqipja për këto trima
Që për vend tyre su dridhet pushka !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT