Qeveria e Kosovës me vendim të përhershëm sot ka vendosur për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale, e sipas këtij vendimi nuk do të ketë më pensione nën 100 euro. Mirëpo, në Kosovë pensioni minimal vazhdon të jetë më i ulëti në rajon, shkruan Gazeta Metro.
Megjithëse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të rris pensionin minimal nga 90 në 100 euro, në rajon mbetemi të fundit.
Sipas Enteve të Sigurimeve të publikuara në nëntor të 2021, sa i përket Ballkanit Perëndimor të publikuar nga REL, Kosova vazhdon ta ketë pensionin minimal me të ulëtin në rajon. Me rritjen që i është bërë prej 10 euro, Kosova do ta ketë pensionin minimal nga tash e tutje 100 euro, Serbia 136 euro, Mali i Zi 164 euro, Maqedonia 170 euro, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë 160-122.