Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci-STINET E LARGESIVE

Shepresa Zurnaci-STINET E LARGESIVE

STINET E LARGESIVE

Ne krahe te moteve e kam vene mallin
Ditet numeroi e s’kane te sosur
Dhe here pas here loz me fjalen
Si zog ne cicerrime me shpirte plagosur


Dhe ecin motet e ecin vitet
Thinjat mbi koke nuk kan te ndale
Ketij mallit tone qe na ze pritet
Ti japim shprese vargje e fjale


Mengjeset shpesh na gjejne zgjuar
Pa i vene nates as gjume me sy
Me shpirtin tone afsh trazuar
Shkruajme mbi varge lirike per ty


Dhe ditet mallshem ia numerojme
Flutrat kah iken dielli e zbret
Mbi to i nisem endrrat vegimet mallet
Dhe gdhendim fjalen shpirtin e sherojme


Eh netet bien siç bie bora
Te ftofta akull mbi shpirtin tim
Me gjen mbi fjalen e permbi vargje
Ku shpirti im gjen pushim


Dhe stinet ikin motet numerojme
Mbi koken time zbardhin ngadale
Me fjalen vargut shpirtin sheroi
Kesaj largesie te djegshmit mall

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT