BallinaUncategorizedMira Zaho Mëhilli-Shpirt i paqetësuar

Mira Zaho Mëhilli-Shpirt i paqetësuar

Rënies së perdes së errët,
agut të ditës së re,
energji prej dritës diellore,
tokës sonë u lëshuan,
ëndrra qiellore,
zemrave rinore,
nga bot’ e panjohur
shpresa shkëndijuan.

Impulse emocionesh,
prej traumave të së shkuarës,
vendime të shpejta diktuan,
iluzioneve rrafshuan rrugët,
drejt botës së panjohur nxituan.

Dërmuar çarkut të izolimit,
thellë zemrës, sërish lënduar,
kur me drita ftohtësie,
bot’ e ëndërruar i priti,
vezullimeve verbuese,
shpirtit të mërdhirë i goditi.

Pështjellimeve të ritmit të jetës,
qartësisht u kuptua,
se në botën e ëndërruar,
synimi kapej vrapimit,
ndaj me këmbë në tokë,
krahët e lëshuar mblodhën,
krijuan jetë të re,
sakrificave, mbanë ia dolën.

Rrugëtimit në dhe të huaj,
paqetësia shpirtërore,
kraharorit mbledhur gur,
bashkudhëtare u është bërë,
me sy e zemër nga atdheu,
mall’ e nostalgji janë bërë urë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT