.” Kush e ka pare Donikën, çupkën e bukur poradecare….!!!”
…..Jeta studentore pasi u njohem me dinamizmin e saj, lojrat dhe shakate tona filluan te qartesohen dhe miqesite e para dhe lulezuan dhe sythet e para te dashurise.
Kishim nje shoqeri te bukur, te paster. Kur kishim leksione mblidheshim tere studentet e vitit te pare dega kontabilitet.
Kush ishte i shkathet kuptohet, qe e filloi “Karrierën e Rugonëeve”. Kur shoku im korcar nje dite duke bere bisede per kete teme te bukur me tha:
-Po ti budalla je, nuik e shikon qe shoqja ime e grupit ajo poradecarja e embel, te ngacmon ty. Cfare pret ta dha sinjalin.
Pikerisht ate dite oren e fundit kishimn leksion.
Pa rene zilja e fillimit te leksionit dhe profesori te kishte ardhur une e dija ku rrinte Donika dhe zura vend ne po ate bange nga ana e dritares dhe prita. Ajo ulej ne karriken perbri. Po shikoja gjoja nga dritarja. Sa ra zilja, te gjithe me zhurme u futen ne salle dhe u drejtuan secili ne vendin e vet.
E para erdhi ajo cupa qe i kisha zene vendin. E pashe ne sy, i shkela syrin dhe me koke i tregova vendim tim, diku ne nje rrjesht tjeter. Ajo buzeqeshi dhe nuk beri ze.
Kur erdhi Donika, e qeshur dhe kur ma pa mua u habit.
U pame sy nder sy. Nuk beri ze u ul dhe me tha:
-Sot erdhe ne bangen time, rast i vecante.
-Po i thashe erdha, mos valle nuk deshiron se iki perseri.
Bera gjoja te ngrihem por ajo me tha:
-Jo rri me pelqen natyra jote capkene.
Keshtu filloi kjo shoqeri, me vone si rastesisht e benim rrugen bashke, e prisja ne mengjes qe shoqerohej me ate cupen tjeter nga Vlora.
Donika, ishte terheqese shume, kishte nje fytyre me lekure te lemuar shume, trup imcake, por teper te rregullt, tip i qete, nuk fliste shume te degjonte me vemendje.
Floket i kishte bionde jo shume te theksuar te gjata, kur i hidhte nga njera ane i dukej nje qafe teper e bukur.
E bukur si mollet “Golden” te “Qafes se Pllocit”.
Edhe aromen ashtu e kishte si ato molle.
Ne profil i dukej shume e bukur hunda e rregullt pakes e ngritur dhe mollezat e faqeve te bukura pak te dala.
Por Donika, kishte dy provime per ne vjeshte dhe njera tekonolgjia nuk ja dha noten kaluese ne vjeshte.
Keshtu vitin tjeter nuk erdhi me ne fakultet dhe qysh ateheer nuk e kam pare me.
….E kam kerkuar kudo por ajo humbi ne “vorbullen” e jetes.
Sa here shkoja me sherbinm ne Pogradec e kam kerkuar por asnje gjurme. Shpesh me gjolin kam kuvenduar por edhe ai nuk me dha ndonje pergjigje te qarte. Edhe sot nuk ja kam harruar ato tipare aq fisnike te saj….