Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani -Që të mos jemi kritikë…!A keni ankesa…?!

Teuta Beqari Osmani -Që të mos jemi kritikë…!A keni ankesa…?!

Që të mos jemi kritikë…!
A keni ankesa…?!
Që të mos jemi kritikë, por të vërtetë ,
Një e vërtetë e pazbardhur ende në të gjithë botën
Që fshihet në skutat e imazheve të njeriut të sotëm
Të djeshëm , të ardhshëm, të vdekshëm e të pavdekshëm…
Nën varre të formulizuara prej një “ideje”, të formimit
Të të qënit sot, gjithkushi, e atë që e përshkon
Në të vërtetën e padukshme e sa e dukshme që është bërë
Në botën e shumëkërkuar, e të asaj shumëdimensionale
Të ëndërruar, të pakapshëm, të rrënuar, e të sfiduar, të imagjinuar…
Anë e kënd, rreth e qark globit të vezulluar nën diell
Nën Hënë, e në ditë e në skëterr, ku ekzistenca zjen e përvëlon, hesht e zgjon, manipulon e injoron, nxjerr e mbulon nëpërmjet tabllove, me fjalë në art zbulon…
Me fjalë, e me bojë, si një piktor ku shihet një ikonë
E përdaljes nga skëterra jashë…., çjerrin me thonjë kuçedrat.
Zhabat lëpijnë baltën në llucën e vjeshtës
Nën shirëra, e rrebeshër, nën gjymin e stuhive të përfshira
Nën kanosjen dhe katosjen e turnados së mjerimit në ndjenja
Si zia që i përket një bote nëntokë…!
Eh, lart shihet qartë …, art e artë.
Tablloja e ditës së parë në ëndrra, nën kapakët prej tymosjes
Së frymërave të vampirëve, ku lënë hijen e dhëmbëve të nxjerra,
të gjakosura, me thonjë të pista…


Me fytyra të shpifura e të shpëlara nga mynxyra
Nga ndërhyrjet e shunta të të dukurit joorigjinaj e anibalë…
Të maxijosur, në buzë të fryra, në një fallcifitet të paparë
Të të mosqënit njerëz me damarë në gjak.
Në farefis e rracë, të të qënit një i ardhur njeri pa gjak, ku u skuqen sytë, me dukjen e një paraqitjeje shtazore
Ku vetëm njerëz s’janë, burra e gra, të kenë sfiduar Evë e Adam…?
.. të bërit meshkuj në femra, e femrat në meshkuj.
Tek dalin të sajuar çifte çifte në botën e jashtme
Tek blejnë online silikonet gjenitale të “penisit” e të “vaginës”, e të bëjnë pjesë në botën e njerëzve
Ku e tashmja ështl fillimi i një sfide
E e ardhmje fundi i njeriut të parë…
Botë e katandisur prej silikonesh
Prej maskash, leshrave të shitura nga bezet
Fëmijë të shitur e të blerë…
Nga spermat e frigoriferëve e të biznesit me volutë të paparë,
Të bardhë, e të zi në ngjyrë e rracë të porositur si një mall, a rrangull,
Depozituar ne vite për të mbarsur lezvijen e martuar me femër, e pushtat të martuar me meshkuj!
Është e ligjshne e ndërsa kanë komunitetin e tyre, e ligjet e tyre si pjesë e njerëzimit.
Të martoheb e të kurirëzohen ligjërisht.
E ligji, ligji rracë e fe, s’njeh!
As Zot!
As Kish e Xhami!
Se muslimanë e se krishterë …!


Bota ndër sy të fryra sheh përtej kornizave
E bëjnë çudinë për të parë, se pas e para tyre
ndodhet kjo tabllo
Që endet syve
Nëpër këmbët e tyre, tona e në të ardhmen e paparë, e as në ëndrra (syve…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT