TRËNDAFILI I VYSHKUR
Në kopshtin tim
trëndafili qëndron
aty çdo mëngjes
zogu cicëron.
Aty mbi degë
afër shtëpisë
zogu laraman
i këndon lirisë.
Të jesh i lirë
nuk ka më mirë,
të kënaqet zemra
jeton me dëshirë.
Por këto ditë
trëndafili është vyshkuar
dhe zogu këngëtar
diku ka ikur.
Trëndafili pa lule,
por edhe pa fletë
nuk ka më zogj,
po nuk ka as bletë.
Të ftohtit e dëmtoi
këtë lule dekoruese,
që gjithnjë rrinte
me buzëkuq si nuse.
Më dhimbset shumë
se vetë e mbolla,
nga një vend tjetër
në kopsht e solla.
