Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritIsmail Xhaferi -Po bien gjethet e vjeshtës…

Ismail Xhaferi -Po bien gjethet e vjeshtës…

Po bien gjethet e vjeshtës…

Ca gjethe vjeshte bien ngadal,
Në heshtje, një e nga një,
Ç’letra dashurie janë shkruar mbi to,
Për kë?!


Po bien gjethet e vjeshtës,
Për ku shpejton kështu posta e erës?!
Ndoshta ndonjë lis i shkruan hardhisë,
Atë që nuk mundi t’ia thoshte më herët.


Po bien gjethet e vjeshtës me një zhurmë të lehtë,
Pa ndalesë, gjatë ditës dhe natës,
Ndoshta ndonjë vajzë fshati i shkruan te dashurit,
Pak ditë para dasmës.


Po bien gjethet vjeshtës, po bien,
Natyrshëm prej pemëve ndarë,
Ndoshta ndonjë yll u shkruan trëndafilave,
Që ende s’janë tharë.


Po bien gjethet e vjeshtës ngadalë,
Nga panja, nga ftoi dhe bliri i vjetër,
Ndoshta ndonjë zog i shkruan folezës,
Do kthehem sërish vitin tjetër.


Po bin gjethet e vjeshtës,
Magjishëm si nëpër ëndrra,
Nuk janë gjethe, por letra dashurie,
Që vjeshtës i dalin nga zemra…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT