Sa kushton nje njeri?
Si mundet
te cmoje realisht me miljona
vleren madheshtore te nje guri
apo metali te cmuar,
kur vleren e vet njerezore
realisht njeru nuk e cmon
e nuk e din asnjehere?
O njeri,
oj bote njerezore,
realisht kush ma thote,
se sa kushton nje njeri?
Para monumentit te herojt te vdekun
ne shesh sot kam dale me peshore.
Do te peshoj te gjitha llojet e moshat
e rraces gjalle njerezore
e jo mbeturina kockore kafshesh.
S me duhen hic dinosauret e muzeve e as mumjet e piramidave,
se une peshoren jetes se gjalle njerezore
vete mire e di.
Saktesisht kush e gjen sot,
etalonin e vleres se njerit
ma thoni!
