Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritRabije Bytyqi-Poezia nuk ndryshon fytyrë!

Rabije Bytyqi-Poezia nuk ndryshon fytyrë!

Poezia nuk ndryshon fytyrë!

Vargu di të hapërojë ngadalë dhe sigurtë!
Poezia ka një melodi të papërshkruar; tingulli në rrugëtim vetëkombinon refrenin e fjalës së fortë dhe këtë natyrshmëri e ndanë përmes notave të tokës, të natyrës në përgjithësi dhe në koordinatë të plotë me qiellin, me botëkuptimin e thellë qiellor!


Poezia ka fytyrë të ndritur dhe asnjëherë, në asnjë moment poezia nuk ndryshon fytyrë!Kështu, përgjatë gjithë historisë, poezia përherë u ngrit në tempull, përherë u soll rreth qiellit, rreth imazhit të pafundësisë!


Mu për këtë, që kur u krijua kjo botë, Perendia që në hap të parë poezisë ia ngjeshi kurorën e ndershmërisë, kurorën e të vërtetës në tokë dhe në qiell!
Poezia natyrshëm sillet përreth botës paqësore të mendimit real dhe kritik dhe, si e tillë thellë ka depërtuar edhe në imagjinatën e botës njerëzore!


Kujtesa sillet rreth tokës, sillet rreth qiellit!
Imagjinata krijon një botë, një botë me shumë të panjohura!
Të gjitha këto edhe pse të panjohura kanë formë, kanë shpirt!
Kanë shpirt dhe kanë një emër, poezi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT