Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-TJETËR DIMENSION

Valbona Kolaveri-TJETËR DIMENSION

TJETËR DIMENSION

Çdo ditë,
Fytyrën mbaj ndër duar,
Me sy të përlotur,
Përhumbur ,vetes

Brënda saj,
Shpupuris ngadalë
Pupla kujtimesh,
Çastesh,
Egosh,
Dashurish

Për sherr,
Kapluar fatesh
Kohësh idhnake,
Lumturitë,
Askund si gjeta ndër to

Veçse tek fëmijtë,
Tek ata ish ndryshe
Sepse aty është tjetër ,
Tjetër dimension me dritë
Pa kushte,i vërtetë

Tek rrëmoj,
Brënda shpirtit
Ato,
Po këndojnë sërish,
Edhe tjetërkund,
Poezive,
Magjisë qiellore

Brënda shpirtit
T’më vijnë ngadalë
Pa bujë,
Të heshtura.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT