Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani -Përtypje!

Teuta Beqari Osmani -Përtypje!

Përtypje!

E unë zimos brumin e ditës
Për të bërë çapat e bukës
E stërholloj fjalët në mëndje
Si thekrrat e grurit!


E s’di me kë kam bereqet
Me misrin e zjerr kallamoq
Apo me grurin kallinj e thekërr
Tek i bluaj kokërr më kokërr!


E kështu më thosh babai;
“Çupë, ç”kërkon të thuash
Më parë bluaje në mëndje
Si dhe çapën e bukës
Më parë përtypjes,
në gojë,
me dhëmbë ta bluash!”


“E kështu se sa thonë
Nuk do vësh zjarrin
Por në heshtje e mënçuri
Mund ta vrasësh e djallin”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT