Friday, December 26, 2025
BallinaSportKosovë – Izrael, publikohen formacionet zyrtare

Kosovë – Izrael, publikohen formacionet zyrtare

Kosova do të ballafaqohet sot me Izraelin, në kuadër të ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Kur kanë mbetur pak orë deri të fillimi i ndeshjes, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, ndërsa organet e rendit kanë publikuar orë më parë edhe planin funksionues.

Derisa situata vazhdon të jetë e qetë dhe ndoshta edhe për shkak të motit me shi, Policia e Kosovës është nëpër rrugët e qytetit që të ofrojë siguri maksimale.

Dardanët do të synojnë fitoren e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa Izraeli do të kërkojë që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Evropian.

Izraeli renditet në vendin e tretë në Grupin I, me 11 pikë, pas gjashtë ndeshjeve.

Ndërkohë Kosova ka humbur gjasat për kualifikim, duke u pozicionuar në pozitën e katërt me shtatë sosh.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baras 1:1.

Përballja me Izraelin ka qenë e planifikuar për muajin tetor, por ajo u shty për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. 

Formacionet zyrtare:

Kosova: Muric, Aliti, Kastrati, Krasniqi, Rashica, Muslija, Muriqi, Dellova, Zybaj, Loshaj, B.Berisha.

Izraeli: Glazer, Dasa, Goldberg, M.Vitor, Lavi, Zahavi, Peretz, Jehezkel, Revivo, Gloukh, Kinda.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT